Aktualitet

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin

Një këmbësor është përplasur pak minuta më parë nga një automjet në Durrës.

Ngjarja ndodhi në lagjen 4, në një nga rrugët kryesore me qarkullim të dendur të qytetit bregdetar, pranë ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit.

Sipas dëshmitarëve, mjeti tip Volkswagen Touran ka përplasur një burrë që po kalonte në rrugë. Paraprakisht, mësohet se këmbësori ka marrë dëmtime, por pa rrezik për jetën.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button