Punimet tek Sheshi Shqiponja. Devijon trafiku, nga duhet të qarkullojnë makinat

Punimet në Lotin 1 dhe 2 tek Unaza e Ze, që përfshin segmentin rrugor Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta, sjellin ndryshime të trafikut, për lëvizjen e makinave. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të Astirit do të eleminohet, dhe si rrjedhojë lëvizja e makinave në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel.
ARRSH jep detaje se si mund të aksesohet nga shoferët, bulevardi “Migjeni, dhe përmes Unazës nga ky bulevard.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se:
Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të “Ozone” (Astir) do të eleminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel.
Aksesimi i bulevardit “Migjeni” do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes “Sheshi Shqiponja Pallati me Shigjeta”.
Aksesimi i Unazës nga bulevardi “Migjeni” do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta.
ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.
Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!





