Aktualitet

Rama publikon videon e qytetarëve që kryejnë dializën falas, pacientët: Shërbimi i shkëlqyer

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm në ‘Facebook’ një video që tregon se si vijon puna në spital aty ku qytetarët marrin shërbimin e dializës.

Pacientët shprehen se shërbimi që marrin është shumë i mirë e se po e marrin falas dializën. ‘Jemi shumë mirë, shërbim i shkëlqyeshëm’– thotë një pacient.

Rama shkruan se pacientët kanë kushtet që shërbimin ta marrin të parët, ndryshe nga vitet e tjera kur sërmundoheshin për orë të tëra.

 ‘MIRËMËNGJES. Dhe me rrëfimet e pacientëve që kryejnë dializën e garantuar #falas afër vendbanimit, krejt ndryshe nga stërmundimi me orë e orë të tëra dhe kushtet që kishin më parë për këtë shërbim jetik, ju uroj një javë të mbarë‘- shkruan Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button