Show Biz

“Kam humbur babain në det”, Elvisi i tregon Oltës për humbjen e të atit: Po i afrohet data e ditëlindjes këtë periudhë

Aktori i humorit, Elvis Pupa ka zbuluar teksa bisedonte me Oltën lidhur me gjendjen e tij emocionale brenda BBV, pasi këto ditë ai bën 8 vite që ka humbur babain e tij në një aksident në det. Ai ka rrëfyer përballjen me momentin e vështirë të jetës së tij, humbjen e të atit. Elvisi u shpreh se babai i tij humbi jetën në det, si pasojë e dallgëve të forta. Për të ka qenë e vështirë ta pranonte këtë humbje, por me ndihmën e një shoku i cili ishte psikolog, arriti ta kalonte e të bëhej më i fortë përballë situatave të ndryshme në jetë.

Olta: Si ke qenë këto ditë se nuk të kam parë mirë

Elvis Pupa: Doja me dal se më dukej vetja sikur po rrija kot, thashë më mirë dal jashtë bëj ndonjë punë.

Olta: O Visi ca je duke thënë, ti je rreze dielli këtu në shtëpi.

Elvis Pupa: E vlerësoj

Olta: Ti je energji pozitive, je shumë i mirë

Elvis Pupa: Kam dhe një gjë tani në këtë periudhë, një lidhje emocionale me ca data dhe jam çik kshu si…

Olta: E ndiej që ke dicka

Elvis Pupa: Më kap ndonjëherë kështu dhe mua. Unë mundohem ti kontrolloj emocionet, jam i ndjeshëm por nuk e jap veten, i mbaj gjërat përbrenda e më lodhin.

Olta: Ke humbur një person të afërt?

Elvis Pupa: Babën, me atë e kam. Po i afrohet data e ditëlindjes këtë periudhë. U bënë tetë vite që e kam humbur.

Olta: Ishte aksident?

Elvis Pupa: Aksident. Them shyqyr që e patëm dhe aq, se disa nuk i kanë, disa nuk i kanë njohur hic. Ishte aksident në det, ne ishim në Australi, ka ndodhur kështu bam bam. Ka pasur dallgë, është futur dhe nga lodhja e ka lënë zemra.

Olta:Nga noti?

Elvis Pupa: Po, ka pasur dallgë të forta. Nona ka qenë me të aty edhe e ka vuajtur shumë. Kur të vjen kështu përnjëherë dhe je larg, është e vështirë. Unë e kam kaluar e kam pranuar.VORANEWS

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button