Aktualitet

Brenda 30 minutave,del rezultati i zgjedhjeve të 14 majit në Vorë

Rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit, për Bashkitë e Vorës, Kamzës dhe Elbasanit do të jetë gati për 30 minuta nga mbyllja e orarit zyrtar të votimit.

Në sajë të votimit elektronik, rezultati në këto zgjedhje do të mësohet shpejt, ndërsa kryekomisioneri shtetëror Ilirjan Celibashi dha garanci për sigurinë dhe fshehtësinë e votës.

“Askush nuk ka mundësi që të verifikojë se për kë është votuar. Është e garantuar siguria dhe fshehtësia e votës.

Ne synojmë që brenda 30 minutave nga mbyllja e procesit, të kemi rezultatet paraprake për Elbasanin, Vorën dhe Kamzën, ky është një projekt i ri dhe për ne. Për disa qendra votimi në Elbasan, mund të kemi një vonesë, për shkak të mbulimit me valë telefonike, por besoj se do të gjejmë mundësi edhe për këtë pjesë”, tha Celibashi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button