Aktualitet
Zgjedhjet në Rrogozhinë, dorëzohen në KZAZ të gjitha kutitë e votimit, pritet të nisë numërimi

Sapo janë dorëzuar në KZAZ të gjitha kutitë e votimit për zgjedhjet në Bashkinë Rrogozhinë. Mësohet se në 54 kutitë nuk ka patur asnjë parregllsi.
Numërimi i votave pritet të fillojë në 21:30. Edison Memolla dhe Shkëlqim Hoxha garojnë përballë njëri-tjetrit për të fituar besimin e qytetarëve rrogozhinas.
Zgjedhjet mbahen vetëm për kryetarin pasi rezultoi se rezultati i 14 majit ishte aq i ngushtë sa mund të cënohej nga numri i votave që mbante një kuti votimi, pikërisht atë të burgut të Rrogozhinës, ku kishte edhe pasaktësi. Këtë herë të burgosurit në Rrogozhinë nuk votojnë.




