Aktualitet

VIDEO/ Rama: Poligoni i parë publik në Fushë-Prezë për të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, e ka nisur me pamje nga poligoni i parë publik që po ngrihet në Fushë-Prezë.

Ai tregon se kjo do shërbejë për të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve që do marrin patentën, por edhe për aktivitete edukative.

“MIRËMËNGJES dhe nga puna për poligonin e parë publik që po ngrihet në Fushë-Prezë, një hapësirë prej 6 mijë m2, e cila do të shërbejë për orët e praktikës për të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve që pritet të marrin rishtazi patentat, por edhe për aktivitete shtesë edukative që kanë të bëjnë me digjitalizimin dhe sigurinë rrugore, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Poligoni Fushë preze

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button