Aktualitet

Svelça publikon pamjet brenda Manastirit: Nënkryetari i Listës Serbe “non grata” nga SHBA, udhëheqës i grupit terrorist

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka publikuar pamjet, në të cilat thotë se shfaqet Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i cili ka qenë sipas tij lider i grupit terrorist serb në Banjskë.

Ai u shpreh se këto pamje janë një tjetër dëshmi mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës.

Sveçla shtoi se Vuçiç përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.

Sakaq, ai shtoi se ditët e zisë të shpallura sot nga Serbia dhe Lista Serbe janë tashmë vulosja e autorësisë së këtij organizimi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button