Aktualitet
Ishte duke punuar, bie nga lartësia 40-vjeçari në Dhërmi

Një 40-vjeçar në Dhërmi ka rënë aksidentalisht nga lartësia duke punuar.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi A. N., 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia.
Si pasojë e aksidentit, ai është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, shtetasi A. N., 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 40-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore”, njofton policia.




