Aktualitet

Moti i keq/Ministri Taulant Balla: Apel për vendosjen e zinxhirëve dhe zbatimin e udhëzimeve të dhëna

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me situatën e përkeqësuar të motit në disa qarqe të vendit, ku lëvizja e automjeteve është vështirësuar nga bora e dendur.

Balla shprehet se Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme kanë dhënë ndihmën deri më tani 21 drejtuesve të automjeteve që ishin të bllokuar.

Gjithashtu Balla apelon që shoferët të vendosin zinxhirë automjeteve kur do të lëvizin në akset që paraqesin probleme.

Postimi i ministrit Balla: 

 MOTI I KEQ me reshje të dendura dëbore ka sjellë si pasojë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore në qarqet Kukës, Shkodër dhe Dibër. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme  kanë dhënë ndihmë në 21 raste ndaj drejtuesve të automjeteve të bllokuar. Policia e Shtetit apelon për vendosjen e zinxhirëve dhe për zbatim të udhëzimeve të dhëna në njoftimet publike, për rrugët e bllokuara apo ato që paraqesin vështirësi. Për çdo informacion apo nevojë për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.

Respektoni sinjalistikën rrugore

Ruani distancën e sigurisë me mjetet e tjera

Ndiqni udhëzimet e Policisë së Shtetit

https://fb.watch/oxY_N6U-lS/?mibextid=I6gGtw

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button