Aktualitet

Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha jep dorëheqjen

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Dredha e mori detyrën e kryebashkiakut të Vlorës në vitin 2023. Në atë kohë ai zëvendësoi Dritan Lelin.

Arsyet zyrtare të dorëheqjes së socialistit nuk dihen ende.

Në një postim më herët sot, Dredha ka falënderuar bizneset që bashkëpunojnë në lehtësimin e aksionit kombëtar për lirimin e hapësirave publike.

Falenderime për bizneset, në Bulevardin e qytetit, që po bashkëpunojnë çdo ditë, në lehtësimin e aksionit kombëtar për lirimin e hapësirave publike”, shkruan ai.

Dredha ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ku ndante aktivitete që organizoheshin në qytetin e Vlorës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button