Aktualitet

Dita e parë në çerdhe, mosha ideale dhe përshtatja për të shmangur traumën te fëmijët

Për shumë prindër është dilemë, për të tjerë një pamundësi për ta mbajtur fëmijën në shtëpi. Shkëputja nga familja kërkon një kohë të caktuar përshtatje. Për pediatren Lira Gjika mosha ideale që fëmijët duhet të shkojnë në institucion është ajo 2-vjeçare.

“Në 2 vjeç fëmija duhet të shkojë në kopsht për të zhvilluar fjalën dhe ta praktikojë atë. Vlerat e kopshtit janë dy, që të mësojë fjalën dhe do pranojë moshatarin dhe më të voglin. Edhe ndërgjegjësohet për veten dhe për tjetrin”, u shpreh Gjika.

Ndryshimi i ambientit, nga familjar tek të panjohur për disa fëmijë shoqërohet jo rrallë herë me trauma. Psikologja Arjana Muça sqaron arsyen pse disa vogëlushë shpërthejnë në të qara kur përballen me një realitet të ri.

Ditët e para personi i atashuar me fëmijën duhet të qëndrojë në ato ambiente. Gjermania ka një gjë shumë interesante që kur fëmija shkonte në çerdhe prindi qëndronte rreth dy muaj. Institucionet tona arsimore duhet ta kenë në vëmendje”, u shpreh Muça.

Si për të vegjlit ashtu edhe për të rriturit kërkohet një përgatitje emocionale, që ndarjet të mos vazhdojnë edhe pas ditëve të para me lot e ankesa. Ndaj për këtë i duhet dhënë më shumë mundësi dhe kohë fëmijës për t’u bërë pjesë e rutinës së re ditore.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button