Aktualitet

Ndryshime në postet drejtuese të Policisë: Shefat e Devollit dhe Peqinit ndërrojnë vendet

Në Policinë e Shtetit janë bërë ndryshime në postet drejtuese. Sipas gazetarit Armand Braho lëvizja e parë është bërë nga Devolli, ku shefi i komisariatit të këtij rrethi është transferuar në detyrën e shefit të komisariatit të policisë Peqin.

Në vend të tij u caktua nënkomisar Bilbil Lita, i cili deri më sot mbante detyrën e shefit të komisariatit Peqin.

Transferimi i dy drejtuesve të komisariateve të policisë është zyrtarizuar mëngjesin e sotëm në DVP Korçë. Ende nuk dihet nëse do të ketë apo jo lëvizje të tjera

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button