Aktualitet

Aksident i shumëfishtë në Rrugën e Kombit, makinat përplasen me njëra-tjetrën! Shkak bëhet mjegulla e dendur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit. Bëhet me dije se disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Shkak është bërë mjegulla e dendur në rrugë, e cila nuk lejon drejtuesit të shohin siç duhet përpara.

Si pasojë e përplasjeve, një person ka mbetur i lënduar. Ndërkohë trafiku është bllokuar në gjithë Rrugën e Kombit prej aksidentit të shumëfishtë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e plota të aksidentit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button