Aktualitet

Vdekje e dhimbshme për një burrë në Kavajë, asfiksohet duke shuar një zjarr

Përpjekja për të shpëtuar tokën që po digjej, përfundoi me vdekjen e një burri i cili u asfiksuar nga tymi i flakëve që po shuante.

Ngjarja ndodhi sot ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh.

Noa.al raporton se duke tentuar të shuajë zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç.

Viktima ishte banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button