Aktualitet

Çfarë po ndodh brenda GJKKO?! Gazetarja jep detaje: Avokati kërkon që Veliaj të dalë nga burgu

Në Apelin e GJKKO zhvillohet seanca e ankimit të Erion Veliajt, i cili kërkon lirimin nga qelia.

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje, ndërsa thotë se avokati i kryetarit të bashkisë, Ermir Beta ka kërkuar që masa ndaj Veliajt të shfuqizohet.

Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se avokati i Veliajt, Ermir Beta është duke bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që kjo masë sigurie të shfuqizohet dhe se Veliajt t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi.

Avokati ka thënë se Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t’i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button