Aktualitet
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja epiqendra dhe magnituda…

Një tërmet është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Shqipëri.
Sipas informacioneve të “EMSC” tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e saj ka qenë 12 km nga qyteti i Pukës, ndërsa thellësia e saj ka qenë 10 km.
Tërmeti është ndjerë në Tiranë dhe në disa qytete të tjera në veri të Shqipërisë, si dhe në Kosovë.





