Aktualitet

Ulje e lehtë e çmimit/ Bordi i Transparencës vendos: Ja sa do të shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës, të cilat kanë pësuar ulje. Nafta do të tregtohet me 221 lekë për litër, nga 226 lekë për litër që ishte.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me 207 lekë për litër nga 211 lekë për litër që ishte. Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar dhe do të shitet me 81  lekë/litër

Njoftimi i plotë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 207 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button