Aktualitet

Posedonte armë zjarri, granata dhe fishekë, arrestohet 56-vjeçari, procedohet i biri

Një 56-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Elbasanit, teksa është proceduar në gjendje të lirë djali i tij.Pas kontrollit në banesën e babait të 27-vjeçari policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 6 granata dore, 8 kapsolla dotonatorë, 16 krehëra dhe 330 fishekë luftarak.

Ky kontroll erdhi pas një denoncimi, fillimisht për 27-vjeçarin nga bashkëshortja e tij të cilët janë në proces divorci.

Pas kallëzimit të shtetases në polici e cila ka pretenduar se është dhunuar psikologjikisht, është kryer një kontroll në banesën e 27-vjeçari më pas edhe të babait të tij. Tashmë materialet kanë kaluar në Prokurori.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button