Aktualitet

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave, Basha kryeson në të gjitha qendrat përveç Selenicës, aty fiton Shehaj

Pas 11 orëve votim, ka nisur dhe procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Kutitë janë mbyllur fillimisht në Selenicë aty ku fitues ka rezultuar Agron Shehaj me 17 vota më shumë se kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Agron Shehaj ka marrë 119 vota, Lulzim Basha ka marrë 102 vota, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi kanë marrë nga një votë secili.Numërimi i votave ka përfunduar edhe në Delvinë, në këtë zonë, kryetari aktual Lulzim Basha kryeson me 205 vota. Edhe në Kurbin, Basha ka marrë 1016 vota. Pas tij vjen Shehaj me 74 te tilla. Në Përmet Lulzim Basha ka marrë 138 vite, ndërsa kandidati Agron Shehaj, 32.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button