Aktualitet

Përmbytjet, Rama dhe Basha nisen drejt Shkodrës për të parë nga afër situatën

Situata e rënduar për shkak të reshjeve në vend vijon prej ditësh, duke shkaktuar përmbytje në zona të ndryshme.

Bëhet me dije se kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Shkodrën. Ai fillimisht u ndal në Lezhë ku pa nga afër situatën. Më tej kreu i qeverisë do të vizitojë Shkodrën dhe zonën e Obotit, ku rreth 880 Ha sipërfaqe e tokës bujqësore është përmbytur.

Edhe kryetari i PD, Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Shkodrës këtë të diel për të parë nga afër situatën nga përmbytjet, e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.

Kreu i opozitës ka takuar banorët për të mësuar shqetësimet që kanë, ndërsa në Shkodër deri tani janë 1595 hektarë tokë nën ujë.

Aktualisht, mbetet ende e bllokuar rruga e Obotit për mjetet e ulëta pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80 cm. Ndërkohë në Dajç për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.

Mbetet për t’u parë se kë zona do të vizitojnë liderët e dy partive kryesore dhe nëse do të ketë ndonjë takim mes tyre, për situatën e krijuar nga përmbytjet.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button