Aktualitet
Më pak se 24 orë nga nisja e votimit, “flota” e materiale zgjedhore gati për shpërndarje

Komisioni i KZAZ me nr 18 në rrethin e Bulqizës ka nisur shpërndarjen e bazës materiale për procesin zgjedhor të 11 Majit, si kutitë me materiale zgjedhore, fletët e votimit, vulat që do të përdoren nga komisionet e qendrave te votimit, vulat me kodet e sigurisë e të tjerë, raporton korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj.
Sipas kryetarit të KZAZ nr 18 të rrethit Bulqizë Kujtim Kërkurti, procesi i bazës materiale të zgjedhjeve të 11 Majit ka nisur pa probleme për 49 qendra të votimit që i përkasin rrethit të Bulqizës, ndërkohë ai u shpreh se janë plotësuar të gjithë dokumentacionet për komisionarët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 Majit.