Aktualitet

Rezultatet e fundit/ Numërohen 40% e votave, Partia Socialiste udhëheq në 9 qarqe

Deri më tani, në të gjithë vendin janë numëruar rreth 40% e votave. Nga rezultatet e raportuara nga qendrat e votimit, Partia Socialiste kryeson me 49.4% ose 306784 vota. Partia Demokratike ka marrë deri tani 241410 vota ose 38.8 %. Më pas LSI me 7.1% ose 44160 vota dhe PSD 12329 vota ose 2%. E përkthyer në mandate, deri në këto momente Partia Socialiste do të merrte 77 mandate, PD do të merrte 56 mandate, LSI 6 mandate dhe PSD 2 mandate.

Pjesëmarrja në votimet e së dielës ka qenë rreth 48% e shqiptarëve me të drejtë vote sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button