Aktualitet

Nis sot muaji i Ramazanit, për të dytin vit nën kufizimet e pandemisë!

Besimtarët myslimanë kanë nisur sot agjërimin në Muajin e Ramazanit, për të dytin vit radhazi nën izolim dhe masa të tjera kufizuese që janë vendosur me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, i ka uruar sot të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë.

“Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë në muajin e bekuar të Ramazanit”, shkruan Rama.Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët mysliman që nisën sot muajin e Ramzanit. Me një shënim në Facebook, Kryemadhi i uron besimtarëve agjërim të lehtë, ndërsa shkruan se muaji i Ramazanit rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave.“Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë ju, të dashur motra e vëllezër besimtarë myslimanë.Muaji i Shenjtë i Ramazanit që nisi sot, është muaj i faljes dhe mirëkuptimit, i cili afron njerëzit më shumë me krijuesin, lartëson vlerat më të mira dhe rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave që përballemi në familje, në shoqëri dhe në Shqipëri. Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat dhe shtëpitë e çdo shqiptari!”, shkruan Kryemadhi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button