Me Vangjel Tavon, Himara do të hapë një kapitull të ri zhvillimi, bashkëpunimi dhe bashkëjetese demokratike mes himariotëve

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Dhërmi për disa ditë pushime, vizitoi sot Himarën, një prej destinacioneve më tërheqëse të bregdetit, që si çdo vit, edhe në këtë fillimgushti është e populluar nga mijëra turistë e vizitorë vendas e të huaj.
Nëprag të zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e Himarës që do të zhvillohen ditën e dielë më 4 gusht, Kryeministri Rama së bashku me kandidatin e Partisë Socialiste për Kryetar bashkie, z.Vangjel Tavo u takua me banorë të zonës, me të cilët diskutoi mes të tjerash edhe mbi perspektivën e zhvillimit të zonës, nën drejtimin e Vangjel Tavos si kryetar bashkie për një kapitull të ri zhvillimi, bashkëpunimi dhe bashkëjetese demokratike mes himariotëve.
Kryeministri Edi Rama:Vangjelin si e kam? Oh, më fal, Tavon se Vangjelë ka shumë, Tavo ka një. Është histori e njohur kjo denbabaden, që kur ishte në Partinë e madhe Socialiste, ky (Vangjel Tavo) nuk bën fushata, ky bën komunikim me njeriun derë më derë e pragmë prag edhe ky është, – e kam thënë unë, – i dyti pas Gramoz Ruçit që ka numeratorin më tëgjatë të telefonit edhe është absoutisht si Gramozi që po i çove mesazh, direkt të merr në telefon.
Po diskutonim me Damianin- se ky është i tëri i Himarës, unë jam përgjysmë, – e po diskutonim gjithë historinë, çfarë janë himariotët në fakt dhe si i kanë pasur marrëdhënietme Tiranën, qoftë me Athinën, qoftë me të tjerët dhe në fund fare konkluzioni është po ai: janë himariotë, janë si korsikanët, janë si baskët, janë komplet gjë tjetër edhe Himara i lidh bashkë e prandaj gjithë kjo që ka ndodhur është një mundësi e madhe në aspektin për ta parë perspektivën, duke kuptuar edhe arsyet pse ka ndodhur dhe për ta vënë Himarën kryefjalë edhe emrin himariot, kryefjalë, pastaj flas kështu e flas ashtu, kam më shumë qejf kështu e kam më shumë qejf ashtu, më pëlqen më shumë veriu e më pëlqen më shumë jugu, këto janë personale, por edhe një gjë tjetër, edhe i thashë Vangjelit e më tha: ç’ma the tani se tani mbaroi kjo punë. I thashë unë, po ka punë prapë se për ty njësoj është, si para fushate i pas fushate, ti po ai njësoj.
Kishte dalë në një “kazan” atje Greqi, një gjë nga një “kazan” këtu; “Edi Rama ka grabitur pronat… e po i tregoja historitë, se është histori e bukur shumë, histori tokash, histori kaq domethhënëse për të gjithë situatën edhe kaq domethënëse që e rrëzon komplet atë mitin që qeveria po ju merr pronat.

Tani ju e dini shumë mirë që pjesa e Kolekajve është nga këtu edhe kam pasur edhe ata kullotat e tyre, pjesët e tyre etj, etj.Unë ua kam thënë me kohë denbabaden, s’marr pjesë në to, s’më interesojnë se unë jam informuar që i vogël që vdekja nuk është thashethem dhe pastaj mësova që kur shkon andej në botën tjetër, hipoteka, paratë në xhep, kartat e kreditit nuk funksionojnë, kështu që, puna është çfarë lë prapa, dhe mbrapa lë emrin, pastaj të tjerat, kush do t’i bëjë,t’i bëjë vetë.
Edhe gjithë këta trashëgimtarët e tjerë, se janë shumë trashëgimtarë, kanë luftuar luftën e tyre për të marrë pronat e si përfundim dikur nga fillimi i vitit 2000 kanë marrë ato AMTP-të siç i kanë marrë dhe të tjerët dhe pastaj kanë filluar gjyqe e historira dhe kur kam ardhur unë në qeveri, kam pasur refuzime të vazhdueshme nga Agjensia e Trajtimit të Pronave dhe sot qëflasim, nuk kanë akoma asnjë copë certifikatë pronësie nga kadastra, pra regjimi im nuk ua ka dhënë pronat.
Kjo është një histori himariotësh si për ata,si për të tjerët dhe unë asnjëherë nuk kam ndërhyrë pikërisht sepse nuk është e drejtë. Natyrisht, ka pasur të tjerë më të shkathët që s’kanë qenë fare himariotë, s’kanë pasur lidhje fare me Himarën, por kanë shfrytëzuar pushtetin e mëparshëm për t’iu marrë himariotëve këtu, pleqve e plakave kontratat, duke u thënë “o ma jep mua gjysmën,ma jep treçerekun ose nuk regjistrohet kurrë”, por kjo është histori tjetër.
Në kohën të paktën që kur jemi ne, këto gjëra mund të kenë vazhduar të ndodhin, por fakti që pronat e familjes sime për të cilat unë nuk jam i interesuar; një pronë kam të trashëguar unë,studion e tim eti dhe për të bërë një gjë të vogël më vonë, kismet një muze të vogël për nder të tij edhe kaq, të tjerat sepse është e padrejtë,ndërkohë që deri në fund të tetorit të tëra shtëpitë do jenë të regjistruara komplet edhe sistemi është i tillë që mund të jesh i regjistruar edhe në Australi edhe në Amerikë, edhe merr aplikim. S’ka nevojë fare as të kapësh, as të gjesh, as të paguash, ndërkohë që me Vangjelin kemi folur që pas tetorit do fillojmë pastaj me pjesën tjetër që është më e vështirë, por që nuk është e pamundur.
Vetëm një gjë dua ta shpjegoj, pse ka ndodhur e gjitha kjo; nuk ka ndodhur e gjitha kjo për shkaqe nga ato që thuhen, se ato janë çmendurira të sajuara për sherr e të sajuara për shamata, e të sajuara për pushtet, e të sajuara për ta marrë pushtetin këtu e për të bërë ekzakt ato, të cilat akuzohen të tjerët, se flasin; jo grupe ekstremiste e jo…, nuk ka këtu historia ekstremistësh në kuptimin politik; ata që e përdorin ekstremizmin politik, e përdorin për interesa materiale. Pikë, nuk diskutohet.Hajde ngremë flamurin, përplasemi flamur për flamur e të kapim ndonjë gjë, nuk diksutohet. Por ua kam thënë, siç janë disa zona në Shqipëri, edhe këtu problemi është i menaxhimit të pronës në kuptimin e hartave dhe për shkak se këtu një pjesë e madhe e njerëzve nuk janë dhe për shkak se këtu i gjithë procesi ka qenë shumë, shumë i fragmentuar, vendosja në hartë e pronave për shtëpitë njëherë, ka qenë një proces që ka marrë gjithë këtë kohë, për t’i vendosur në mënyrë që ti të mos i japësh letrën, shtepia jote e shtëpia jote, e pastaj atje përplasen letrat e thua; ore prit, më fal, ku është e imja se ështëshumë teknike.Edhe në kadastër ka filluar digjitalizmi për Himarën, pra besoj që pas tetorit do fillojë pak nga pak edhe procesi tjetër, edhe gjithçka do shkojë në vendin e duhur. Gjëja që unë i them në mënyrë të përsëritur, mos i besojë njeri as sekserëve, as ndërmjetësve sepse nuk e përjashtoj fare që nuk do t’i zgjidhin një punë më shpejt, por me kosto shumë të lartë dhe është gjynah, është shumë gjynah,me kosto shumë të lartë.
Ndërkohë, për ta mbyllur, po flisnim me Blendin, ju e dini ka qenë ministër i Turizmit dhe për hir të së vërtetës është ministri që ka vendosur piketat kryesore të punës që ne vazhdojmë sot me ekspertë ndërkombëtarë, me diskutime etj,etj, dhe me thënë të drejtën më vjen mirë që kam qenë gabim kur i thosha:
“Ore mos i jep gojës me kaq entuziazëm, jo do arrijmë 10 milion turistë, jo do arrijmë…Se ne 10 milionëshin e kishim vënë për më larg.Tani po flisnim sot për këtë çështjen e rënies.Jo që s’ka rënie, – nga pikëpamja e turistëve po flas, – por turistët e huaj krahasuar me vjet janë rritur rreth 150 përqind.Po ku është problemi? Patjetër që në vende të caktuara dhe këtu po marr Palasën, Ksamilin, ku buja u bë shumë e madhe dhe kërkesa u rrit shumë, ka pasur edhe një kërcim jo racional të çmimeve. Po kjo është çështja e tregut në fund fare.
Ti e synon, pastaj thotë: – Prit se po të ishte kaq kollaj po i rrisim të gjithë, po nuk vjen njeri pastaj. Çështja kryesore nuk është kjo.Çështja kryesore është që hotelet janë super plot.
Ndërkohë që numri i restoranteve është rritur shumë më tepër sesa numri i shtretërve. Ka shumë ofertë dhe restorante të caktuara që tradicionalisht kanë tërhequr fluks më parë.
Në momentin që e kanë rritur shumë çmimin, i kanë rënë vetes, sepse njerëzit janë spostuar në oferta të tjera më pak të njohura, por më të arsyeshme.Ky është thelbi. Dhe patjetër se me këtë mund të tallet kush të dojë, po patjetër ka dhe një komponent tjetër se po e diskutonim me Damianin. Ka komponentin tjetër të antipropagandës.Normal se është konkurrencë dhe kjo nuk është një çështje spiunësh, një çështje konspiracionesh.Ky është fakt!
Doli një artikull para dy tre ditësh, në “Corriere Della Sera” për Plazhin e Milano Marittima që ata në plazh bënë një ulje drastike në çmime më plazh të çadrave dhe shezlongëve për shkak të konkurrencës së Shqipërisë.
Pra, është konkurrencë kjo dhe natyrisht që konkurrentët bëjnë luftëra të tilla.Aq më tepër sot që me rrjetet sociale nuk ka nevojë të investohesh si dikur që të çosh spiunë. Me rrjetet sociale ti përhap një frymë, përhap një gjë, “jo është kështu, jo është shtrenjtë, jo është bosh, jo kështu e jo ashtu”.
Tjetra që është akoma më qesharake është gjithë teoria që kosovarët ikën, s’vijnë më.Shqiptarët e Kosovës në fakt këtë vit nga janari në korrik kanë ardhur më shumë se vjet.
Janë tani rreth 130 e ca mijë automjete më shumë që kanë hyrë në Morinë.Edhe natyrisht nuk ka hyrë vetëm shoferi kanë hyrë edhe të tjerë.Kështu që, po ta llogarisësh numri është më i madh se vjet.Në korrik është pak më shumë se vjet.Ja ku është plazhi publik këtu.
Ne patjetër kemi nevojë të rishikojmë politikën e plazheve, nuk diskutohet.
Ne e vumë dhe e kemi zbatuar atë 30 pëqindshin e plazhit publik, po e kemi zbatuar në mënyrë vertikale, dhe tani po punojmë edhe me një ekspertizë ndërkombëtare sepse ka modele të tjera Spanja, Franca, të cilat e kanë pasur si ne dhe e kanë ndryshuar duke e bërë horizontale.
Pra do të vendosim një tjetër kriter për tërheqje të çadrave dhe të shezlongëve privat, do t’iu zvogëlohet numri, por nëse duan t’i vënë çmimet e larta, le t’i vënë. Por ama, ne do të garantojmë që vija është e publikut, vija e parë është e publikut. Duan të ecin, duan të shtrihen në rërë vetë, puna e tyre.Nuk kemi për ta lënë kështu.Kjo është e para. Natyrisht ka dhe plazhe të vogla që janë shumë të ngushta, po gjithmonë do të vendosim një kriter që vija është e lirë.
Nuk ka aty, “kam unë hotelin aty po shkoj kështu, ti mos kalo aty”.Kjo është një.
E dyta do të vendosim një kriter tjetër për kontributin që duhet të japi çdo operator për bashkinë. Nuk është vetëm krevati, taksa, tarifa e krevatit, po është edhe një kontribut i veçantë që quhet “City Tax” dhe tjetra do të luftojmë patjetër infromalitetin më shumë sepse po të shohësh doganat, të ardhurat nga doganat, rritja e mallrave të konsumit është e jashtëzakonshme se ka më nevojë. Ama nga ana tjetër, po të shohësh të ardhurat nga kjo rritje ka shumë informalitet akoma, po bëjmë një sistem që e kemi filluar prej kohësh për gjurmimin e xhiros me atë fiskalizmin, po duke shtuar inteligjencën artificiale. E nga ana tjetër do ti detyrojmë të gjithë çmimet ti vënë në hyrje që unë ta di ku hyj ca paguhet këtu, jo hyj e pastaj fakt i kryer në fature. Janë ca gjëra të thjeshta.

Ajo që unë mendoj është sinqerisht që Vangjeli duke qenë njëri shumë më i fiksuar mbas detajeve, duke qenë dhe kryetar bashkie do të ndikojë shumë sepse do të ndërtojë edhe një dialog me të gjithë operatorët, do të vendosen gjërat në një, sepse në fund të ditës operatorët duhet ta kuptojnë, ajo që ti i jep qytetit, domethënë ajo që ti i merr qytetit, ia fsheh okay është diçka më shumë në xhepin tënd direkt, por nuk të ndihmon ty që ti të rrisësh cilësinë e ofertës tënde nëse qyteti nuk i ka ato lekë për ta bërë më bukur dhe jo thjeshtë më bukur para derës tënde, po më bukur të gjithën që të ketë më shumë prurje dhe më shumë kënaqësi nga shërbimi dhe të gjitha.
Turizmi është i vështirë, nuk është i lehtë, nuk është “hajde se u hap tani loja, po vijnë dhe hajde ne”. Jo është konkurrencë e vazhdueshme, është rritje e vazhdueshme, je në një fushë me nuk e di me sa të tjerë që edhe brenda, por edhe shtet me shtet.
Kështu që të gjitha këto besoj se do na japin tjetër cilësi vitin e ardhshëm.
Mësojmë dhe ne se nuk i dimë të gjitha dhe plus kësaj kjo është “ec e mëso” se vijnë fenomene të reja.Me pastrimin më duket se jemi shumë më mirë se vjet.Meritë e padiskutueshme e Mirelës në radhë të parë që e kam thënë unë është kryefshesaxhia e Shqipërisë, ditë natë më kryetarët e bashkive etj, etj. Ma ha mendja që më mirë do të jetë dhe besoj që shifra fundore do të jetë e madhe dhe këtë vit.Kemi shumë projekte të bukura.Kemi vendosur komplet standarde të tjera të imponuara për zhvillimet, për hotelet për resortet, kemi vendosur kritere për hapësirat që t’u krijohen fëmijëve etj.
Kështu që ajo që po gatuhet është shumë më cilësore saç është gatuar deri më sot.

* * *
Kryeministri Rama:Ne ndërkohë kemi sistemin që ne e dimë paraprakisht rezultatin për shkak të kontakteve dhe për shkak të sondazheve. Ne i kemi bërë sondazhet këtu dhe në Himarë, i kemi bërë në fillim kur u vu Vangjeli, i kemi bërë dhe para një jave edhe ne e dimë pak a shumë se ku do dali rezultati. Makineria jonë elektorale është makineri elektorale moderne. Partia jonë është parti. Është organizim, është koordinim, kemi shumë potencial për të marrë edhe më shumë prandaj unë them vitin e ardhshëm objektivi duhet të jetë që të marrim fitoren më spektakolare të të gjithë këtyre 9 fitoreve radhazi.
Vangjeli, nuk e di sa e keni parë nuk diskutohet se jeni shtabi, por e tha dhe në një intervistë që dha për CNN. Ai konkurrenti përballë është i ftuar të vijë po deshi që të nesërmen nënkryetar nëse ka ardhur nga Amerika për të ndenjur. Nëse jo, është zgjedhje e lirë, kjo nuk diskutohet, çdo njeri ka të drejtën të synojë ta përmirësojë vendin duke ardhur nga çdo anë. Ne kemi dhe votën e diasporës tani. Nuk është e drejta për tu zgjedhur që ka qenë dhe më përpara se mund të vinte dhe më përpara, është dhe e drejta për të zgjedhur nëse s’ke mundësi të vish vet, me postë. Kështu që në këtë aspekt besoj që edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do jetë shumë-shumë gjë e madhe që të gjithë ta kenë këtë mundësi dhe patjetër që dhe himarjotët që s’janë këtu, që janë atje, që s’kanë mundësi të vijnë ta japin kontributin, se do jetë shumë e rëndësishme vazhdimësia se do zgjedhim Vangjelin në datë 4, por duhet krahu për të vazhduar punën se gjithë këto gjëra që janë bërë këtu që është një ndryshim shumë i madh janë bërë pikërisht se ka qenë vëmendja, se këtu e mbaj mend kur vinim atëherë me Damianin se të dy, ky edhe më shumë me atë ndjenjën e njeriut që shkon aty ku ka rrënjët dhe thoshim, si ka mundësi. Kemi vajtur një herë tek një lokal këtu, nuk e di a të kujtohet, një piceri por nga ana tjetër, në Potam më duket ishte, shikoje rreth e rrotull dukej sikur ishe në Bathoren e asaj kohe, një katastrofë. Edhe si ka mundësi, ky është vend bregdetar, vend turistik, çfarë bëhet? Dhe gjithmonë e thoshim: mos na ardhtë në dorë kjo punë se do ta kthejmë përmbys faqen e Himarës. Dhe ka shumë për të bërë akoma por të paktën janë vënë në vijë edhe uji, tani njerëzit thonë: po pse akoma me ujin, por më fal, tani ne kemi qenë këtu, as në kohën e mëparshme nuk ka patur ujë 24 orë në pjesën dërrmuese të Shqipërisë. Mua më kujtohet në Vlorë, në Skelë kur ishim në Skelë tek gjyshja shkonim mbushnim ujin tek çezma kryesore e lagjes me orare. S’kishte ujë në rubinet. Tani është një infrastrukturë e tërë kjo që duhet ngritur dhe kërkon shumë para. Por janë vënë në vijë, edhe për mbetjet gjërat janë vënë në vijë.
Duhet të japim më shumë mbështetje për pjesën e të përditshmes, sidomos në periudhën e verës ku rritet shumë popullsia këtu për shkak të turizmit se nuk është problem të mbledhësh mbetjet në dimër se janë pak njerëz, por në verë është si në Tiranë këtu, në kuptimin e intensitetit e të gjitha këto dhe të mos harrojmë dhe një gjë tjetër; kemi bërë një takim me gjithë kryetarët e bashkive dhe kemi parë të gjitha të ardhurat. Është nga bashkitë me të ardhurat më të larta, e treta apo e katërta në Shqipëri që do të thotë që ka shumë potencial, ka shumë potencial, ka shumë mundësi të reja që mund të krijohen. Na duhet vetëm kompaktësi, fokus se tani i doli boja, më duket mua, kësaj “Jo jam i majtë, jam i djathtë” në kuptimin e syve të verbër. Mund të jesh i majtë apo i djathtë por në fund të ditës, sidomos kur vjen puna për këtë lloj zgjedhjeje, thua “Ore kush ma bën punën”. E kam thënë unë “Zgjidh mushkën që do të ngarkosh se ndryshe do të mbeten drutë në rrugë”. Mbaroi. Nëse mushkën tënde e ke të sëmurë, mos e ngarko, merr mushkën e fqinjit. Merr mushkën e fqinjit aq më tepër kur fqinji vjen e të thotë “Merre se po të jap mushkën”. “Jo, dua mushkën time”. Do mushkën tënde? Rri pa dru. Kjo është e thjeshtë fare.
Tani e të majtëve dhe të djathtëve e di si është kjo punë? Është si puna e pamjes. Majtas kodra e male, djathtas kodra e male, përballë është deti, prandaj nëse rruga e të ardhmes është kjo, nga të gjitha kodrat e malet mblidhen njerëzit, marrin anijet dhe ikin përpara, nuk thonë jam këtej jam andej, hajde ikim këtej. Ku do shkojmë këtej? Ti biem nga ku? Jo po se ne… çfarë je? Ti ke punën tënde, ti je këtu, ke një lokal ke një hotel, ke një fermë, ke një gjë. Ty të duhet të eci mirë ajo puna jote. Kush ta bën, kush të ndihmon të ecë mirë puna jote, ai të duhet ty. Pastaj, për teoritë dhe për muhabetet dhe për simpatitë ulu në kafe pasi ke mbaruar punë. Në kafe bëhen këto muhabete “Ah sa mirë do ishte ta kishim mushkën tonë”. Po mirë pra nuk e ke, çfarë të bëjmë neve? Aq më tepër këtu se këtu është shumë e qartë se janë dhe dy Vangjelë, se ai tjetri në rregull, por dy Vangjelë janë. Tani çfarë të bëjnë ne që Vangjelin që kemi ne e kemi Vangjelin e duhur? Kush ka Vangjelin e gabuar, tani çfarë do bëjë, do thotë “Do mbajmë Vangjelin e gabuar unë se nuk dua…”. Vangjel për Vangjel është. Merre Vangjelin e duhur dhe ec përpara dhe sinqerisht që është kështu në të gjitha. Shqiptar për shqiptar është në fund kur do zgjedhësh qeverinë. Tani, shqiptarin tënd nuk e ke në rregull, çfarë do bësh, do rrish me të tani? Nuk e ke në rregull, nuk e ke mirë, nuk ta bën atë punë. Zgjidh shqiptarin e duhur, shikoje tamam si mushkën që do ngarkosh përndryshe të mbetën drutë aty e pastaj kapin drutë dhe i bien njëri-tjetrit siç i ranë apo me ato dru duan të shkojnë e t’i bien tjetrit po nuk funksionon. Të kanë mbetur drutë në oborr vëlla, gjeji zgjidhjen, nuk ta ka fajin njeri sepse të ka ngordhur mushka.
Unë po të them që unë për veten time ta kam thënë edhe vetë personalisht, ne bashkë nuk flisni, kishim kohë që flisnim por flisnim kështu… dhe kur të kam thënë që kur do vije për prefekturën të thoja; Vangjel, unë dua të kem një njeri dhe një partner për të bërë punët pastaj se çfarë kemi pasur ne me njëri-tjetrin, çfarë nuk kemi pasur, ato do t’i zgjidhim kur të na vijë koha për tu ulur për të pirë kafe në mëngjes se nuk na do më njeri në punë. Ato i zgjidhim pastaj. Ne kemi këtë dhe në këtë pikë, unë jam super besimplotë që me ty këtu dhe me të tjerët këtu, dhe kur e tha dhe Damiani dhe jam 100% dakord, pavarësisht se nuk është një mandat i plotë, por do bëjmë trefishin e një mandati të plotë sepse janë të gjitha mundësitë dhe plus kemi dhe eksperiencën, kemi mësuar shumë gjëra nga kjo punë kështu që kam shumë besim. Edhe njëherë, ju falënderoj shumë të gjithëve. Respek




