Aktualitet

“Heronj” në Zvicër tre ushtarët shqiptarë/ Shpëtuan jetën e një gruaje, ushtria zvicerane i dekoron

Tre ushtarë zviceranë me origjinë shqiptare janë nderuar nga Ushtria e Zvicrës për një akt trimërie dhe humaniteti që rezultoi në shpëtimin e jetës së një gruaje. 

Albin Ukzmaili, Harbin Hasani dhe Edmir Rrafshi treguan gatishmëri, profesionalizëm dhe humanizëm të lartë, kur një grua u rrëzua pranë kazermës ku ata shërbenin. Pa humbur kohë, ushtarët i ofruan ndihmën e parë duke filluar menjëherë me masazh kardiak dhe duke u ndërruar me njëri-tjetrin për të mbajtur ritmin e duhur të ndihmës jetësore. Përveç ndërhyrjes së shpejtë, ata njoftuan menjëherë edhe policinë dhe shërbimet e shpëtimit, të cilat mbërritën në vendngjarje dhe transportuan gruan në spital. Falë reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të tre ushtarëve, gjendja e pacientes u stabilizua në kohë. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button