Aktualitet

Ulet çmimi i naftës! Bordi i Transparencës vendos, ja do të shiten karburantet nga sot

Bordi i Transparencës vendosi të ulë me 6 lekë/ litri çmimin e naftës dhe me 2 lekë/ litri çmimin e benzinës, ndërkohë që nuk ka ndryshime te gazi, ai mbetet 81 lekë/ litri.

Ky duket të jetë një vendim i vonuar i Bordit për shkak se çmimi i karburanteve është ulur prej më shumë se një jave.

Njoftimi i plotë:

Në datë 21 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 216 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button