Aktualitet

Gjiknuri rikthen kandidaturën e Fatos Nanos për president: Dakord, nëse pranon opozita!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, nuk e përjashtoi emrin e Fatos Nanos si një kandidat të mundshëm për postin e presidentit të vendit.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Gjiknuri tha se nëse opozita bie dakord për ish-kryeministrin Nano, ai mund të jetë një prej kandidatëve të mundshëm për tu vendosur në krye të shtetit.“Personalisht nuk e përjashtoj nëse mund të ishte një nga propozimet e opozitës. I vetmi përjashtim është të mos jetë pjesë e grupit të PS dhe mos të ketë back ground politik. Gjithsesi nëse opozita e pranon mbetet për tu parë”, tha Gjiknuri.

Nga ana tjetër Gjiknuri e cilësoi kërkesën e opozitës për t’i zhvilluar negociatat përpara kamerave si një tregues të frikës për të marrë vendime.

“Nuk e kuptoj si mund të zhvillohen negociata me kamera. E di si më duket kjo e kamerave, si ai njeriu që ka frikë të marrë vendime. Nuk është transparencë. Ka vendime që merren përpara kamerave, si p.sh. të themelosh një princip, siç ne ramë dakord në atë tavolinë që u bë me kamera, që ramë dakord të diskutojmë propozimet e opozitës.

Kjo është thjesht paaftësi për të marrë vendime, të kem kamerat aty që të dëgjojnë tifozët e mi. Ose si ai njeri që bërtet “partizani në luftë po shkonte”, pra i jep forcë vetes. Nuk zhvillohen kështu, nuk bëhet kështu diplomacia. Nuk bëhen vendimarrjet me ultimatume apo me pozicione tifozësh. Ata që duan t’i bëjnë me forma të tilla nuk duan të marrin vendime”, tha Gjiknuri.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button