Aktualitet

PS triumfon në zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, reagon Rama, gjen “fajtorin” për pjesëmarrjen e ulët: Mot i keq dhe dobësi e opozitës!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura dje në 5 bashki të vendit.

Pasi ka uruar fituesit, Rama ka gjetur edhe “fajtorin” për pjesëmarrjen e ulët të votuesve. Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të motit me shi të ditës se djeshme, natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat sipas tij nuk e stimulojnë pjesëmarrjen.

POSTIMI I PLOTË: 

🌹🌹🌹🌹🌹5 bashki
🌹🌹🌹🌹🌹5 fitore
🌹🌹🌹🌹🌹dhe 5 arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.
Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;
Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;
Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button