Aktualitet

Adminstrata publike, Rama: Ushtria jonë në ballë të betejës për rrugën drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama foli sot për energjizimin e administratës publike në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij Rama tha se puna e adminstratës publike është e një rëndësie të madhe për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Sipa kryeministrit, administrata publike është armata pararojë e betejës së Shqipeërisë për anëtarësimin në BE dhe për jetësimin e vizionit Shqipëria 2030.

Për këtë arsye administrata publike duhet të fuqizohet për të rritur ndjeshëm performancën e Shqipërisë në rendin ligjor dhe antikorrupsionin. Kryeministri “krahasoi” adminsitratën publike me ekipin e kombëtares. Ai tha se administrata duhet ta shohë veten si kombëtarja.

“Secili punonjës i administratës mbart sot se janë pjesë e kësaj skuadre. Bartin të njëjtin mision që bart çdo lojtar i ekipit tonë kombëtar. Në rast se ekipi jonë kombëtarja fiton ndeshje futbolli, kjo skuadër nuk do të fitojë as një ndeshje futbolli as disa ndeshje futbolli, por kjo skuadër kombëtare do të fitojë të ardhmen e Shqipërisë”, tha Rama.

https://fb.watch/q622_qAIRj/?mibextid=I6gGtw

Edi Rama: Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë më parë mundësinë që ka sot dhe Shqipëria nuk e ka arritur asnjëherë më parë të jetë vendi ku shteti është ai që u jep të gjithë qytetarëve mundësinë që të bashkëjetojnë në një rend ligjor të sigurtë, të mirëqeverisen dhe të gëzojnë lirinë e konkurrencës me të drejtën e meritës. Sot Shqipëria, jo vetëm e ka këtë mundësi teorike, që e ka pasur teorikisht qysh kur hyri në rrugën e lirisë dhe kërkimin të bashkimit me familjen evropiane, por sot Shqipëria e ka këtë mundësi reale, praktike konkrete….Kjo nuk është një fjalë e bukur, ky është një fakt që çdokush që hyn çdo mëngjes në derën e administratës publike duhet ta mbajë parasysh, sepse nga çdokush prej jush varet një grimcë e tërësisë së punës së jashtëzakonshëm kolosale që duhet të bëjë Shqipëria për t’u ulur në atë tryezë që deri dje ishte krejt e pamundur të imagjinohej, më pas u kthye në një mundësi teorike, ndërsa sot është një mundësi reale për ta bërë këtë vend, një vend që funksionon me të njëjtat standarde, me të njëjtat rrugë, mënyra, sjellje ndaj interesave publike dhe private si një vend anëtar i BE….Administrata ta shohë veten si kombëtarja. Secili dhe secila prej jush mbartin sot se janë pjesë e kësaj skuadre. Bartin të njëjtin mision që bart çdo lojtar i ekipit tonë kombëtar. Në rast se ekipi jonë kombëtarja fiton ndeshje futbolli, kjo skuadër nuk do të fitojë as një ndeshje futbolli as disa ndeshje futbolli, por kjo skuadër kombëtare do të fitojë të ardhmen e Shqipërisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button