Aktualitet

Operacioni i SPAK për trafikun e emigrantëve, Rrumbullaku jep detaje: Janë ekzekutuar 26 masa sigurie, 4 të shpallur në kërkim, i arrestuar një efektiv

Rrumbullaku: Nga 31 shtetas, është bërë mundur ekzekutimi i masave për 26 shtetas, për 4 shtetas të tjerë u bë shpallja në kërkim. Në mesin e tyre, u arrestua edhe një punonjës policie, i nvelit zbatues. Për 4 të tjerë u ekzekutua masa arrest shtëpie. Janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë. Në Spanjë u arrestuan 35 shtetas. Në Shqipëri u angazhuan 500 forca policie. U sekuestruan  7 automjete, 1 laborator për falsfikimin e dokumentave, 10 pasaporta italiane, greke, armë gjaku, 15 kompjutera, sasi lëndësh narkotike, 47 aparatë celularë, bizhuteri. 120 kontara blerje pronash dhe automjetesh. Subjektet kryesore kryenin aktivitete të falsifikimit, kryesisht të dokumenteve të BE.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button