Aktualitet

“Zjarrvënia do të ndëshkohet sipas ligjit”, Taulant Balla: U çuan para drejtësisë tre autorë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet e ndërmarra nga Policia e Shtetit për arrestimin e disa personave për zjarr vënie.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla u shpreh se janë çuar para drejtësisë tre autorë për këtë vepër penale, ndërsa shtoi se po bëhet çdo përpjekje për identifikimin e autorëve të të gjitha rasteve të vënies së zjarrit në vend.

Ai ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për të kontribuar në eliminimin e rrezikut që në fazat e para.

Postimi i plotë:
Zjarrvënia apo çdo vepër tjetër penale në dëm të mjedisit do të marrë ndëshkimin sipas ligjit. Përgëzime Policisë së Shtetit, në Vlorë, Delvinë dhe Cërrik, për reagimet në kohë, duke çuar para drejtësisë tre autorët e dyshuar që shkaktuan zjarre me pasoja në pronën e qytetarëve dhe ndotje të mjedisit. Policia e Shtetit po bën çdo përpjekje për identifikimin e autorëve të të gjitha rasteve të vënies së zjarrit në vend. Një lutje për qytetarët që të japin kontributin e tyre, duke ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në fazat e para.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button