Aktualitet

Itali/ Shqiptari bie nga skela 7 metra e lartë, në gjendje kritike për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një burrë me origjinë shqiptare është rrëzuar nga skela me një lartësi prej 7 metrash teksa ishte duke punuar.

Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme (29 gusht) rreth orës 10:30, në Pomezia, në periferi të Romës.

Ende nuk ndihet identiteti i tij, ndërsa mësohet se si pasojë plagëve të marra ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Shqiptari u transportua me helikopter drejt spitalit San Camillo në Romë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button