Aktualitet

Sulmohet fizikisht kryetari i komunës së Pejës, dy të arrestuar

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikishtsot në mëngjes në rrugën “Bill Klinton”, në Pejë. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar për KosovaPress se janë arrestuar të dyshuarit për sulm.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugën Bill Klinton, është sulmuar nga perona të dyshuar. Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

Sipas Policisë, lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button