Aktualitet

Veliaj, sot para gjykatës/ Avokati Hoxha: Masa e arrestit në burg, e gabuar

Avokati Arbër Hoxha thotë se masa e arrestit në burg”, vendosur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është e gabuar.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hoxha u shpreh se në disa raste, Prokuroria e Posaçme është më e ashpër sesa duhet, dhe shtoi se masa e arrestit shtëpiak, do ishte më e përshtatshme.

“Nëse do t’i qëndrojmë koherent asaj që kemi thënë, SPAK dhe GJKKO, por edhe gjykatat në tërësi, kanë masën e sigurisë “arrest në burg”, është e tepruar. Unë jam i mendimit që krimet e larta duhet të ndiqen me masë sigurimi, por shumica duhet të ndiqen me arrest shtëpie. Janë shpenzuar 15 milionë euro fon te BE për mbikëqyrje elektonike. Nëse do funksiononte, masa arrest shtëpie, jo vetëm për zotin Veliaj, por edhe të gjithë zyrtarët që dyshohen, mund të ishte e përshtatshme. Shqipëria është kthyer me kohë në një republikë, jo të prokurorëve, por të mungesës së gjykatave”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button