Aktualitet
Dënimi me një vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e bërë nga Ervin Salianji

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot rekursin e bërë nga ish-deputeti Ervin Salianji pas vendimit të Apelit ku u la në fuqi vendimi për burgosjen e tij.
Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej 27 shtatorit 2024, ndërsa është dënuar për kallëzim të rremë, për dosjen e njohur me emrin “Babale”.
Gjyqi do të mbahet në dhomë këshillimi, pa avokat të pranishëm.
Vendimi pritet që të jepet ditën e nesërme në orën 10:00.
Më herët Gjykata e Lartë e refuzoi kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.




