Aktualitet

“E turpshme, Trump të mbajë përgjegjësi”! Si po reagon bota ndaj trazirave në SHBA.

DISA NGA REAGIMET
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg: Skena tronditëse në Washington, D.C. Rezultati i zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet.

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli: Skena thellësisht shqetësuese nga Kapitol i SHBA. Vota demokratike duhet të respektohet. Ne jemi të sigurt që SHBA do të sigurojë që rregullat e demokracisë të mbrohen.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez: Unë po ndjek me shqetësim lajmet që vijnë nga Kapitoli në Uashington. Jam i sigurt në forcën e demokracisë së Amerikës.Presidenca e re e Joe Biden do të kapërcejë fazën e tensionit, duke bashkuar popullin amerikan.

Kryeministrja Norvegjeze Erna Solberg: Skena të pabesueshme nga Washington D.C. Ky është një sulm krejtësisht i papranueshëm ndaj demokracisë. Një përgjegjësi e rëndë tani i mbetet Presidentit Trump për t’i dhënë fund kësaj.

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson: Skena të turpshme në Kongresin Amerikan. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë për demokracinë në të gjithë botën dhe tani është thelbësore që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit” tha ai duke dënuar atë që po ndodh.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button