Aktualitet

Vlen sa 1000 muaj! Sot Nata e Kadrit, rëndësia e saj

Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh vetëm gjatë muajit të Ramazanit dhe zgjat një natë nga perëndimi i diellit deri në agim. Kjo natë hyjnore bie diku gjatë 10 netëve të fundit të Ramazanit.

Rëndësia

Thuhet se agjërimi në datën e Natës së Kadrit vlen sa 1 mijë muaj ose afro 84 vite, ku shpërblimi është më i madh se kurdoherë!

Kadr, në arabisht, fjalë për fjalë përkthehet në ‘fat’ ose ‘dekret’.

Besohet se myslimanët mund të ndryshojnë fatin e tyre dhe atë që është shkruar për ta nga Zoti përmes lutjes.

Për shkak se ne kurrë nuk do ta dimë se kur ndodh fiks Nata e Kadrit gjatë 10 netëve të fundit, myslimanët inkurajohen të përfitojnë nga çdo natë duke u lutur e agjëruar.

Netë që janë të mbushura me mëshirën dhe faljen e Zotit.

Ritualet e përditshme të Ramazanit mbeten, të tilla si agjërimi, leximi i Kuranit dhe lutjet.

Myslimanët gjithashtu kryejnë itikaf gjatë këtyre 10 netëve të fundit, që është akti i kalimit të ditëve dhe netëve në një xhami për të kryer adhurimin e devotshëm.

Po ashtu jepet sadaka, akt bujarie në forma të ndryshme si ushqimi i dikujt me një vakt, dhuratat ose kryerja e një vepre të mire.

Nata e Kadrit!

  • I Dërguari i Allahut ka thënë: “Unë e pashë natën e Kadrit, e më pas e harrova atë, ajo është në dhjet netët e fundit, dhe ajo është natë e qete dhe e shndritshme, as e nxehtë e as e ftohtë.” Ibn Huzejme 2190
    Imam Albani thotë është i saktë

** I Dërguari i Allahut ka thënë: “Nata e Kadrit është natë bujare, e lirshme, as e nxehtë e as e ftohtë. Në mëngjesin e saj dielli lind i dobët dhe me ngjyrë të kuqe.”
Imam Albani
Sahih el Xhamiu, 5475

*** Pejgamberi alejhi selam, ka thënë:” Ai që falë namazin e natës në Natën e Kadrit me besim dhe shpresë për shpërblimin -te Allahu-, i falën të gjitha gjynahet që ka bërë.”
Buhariu, 1901

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button