Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik Europian më 16 maj në Shqipëri, Rama: Liderët e të gjithë kontinentit bëhen bashkë në zemër të Tiranës

Tirana mikpret më 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook shprehet krenar që do të bëhen bashkë në Shqipëri liderët e të gjithë kontinentit.

“MIRËMËNGJES  dhe me krenarinë për faktin se në 16 maj, do të bëhen bashkë në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Europian, liderët e të gjithë kontinentit tonë të demokracive, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.Samiti i mëparshëm i Komunitetit Politik të Evropës u mbajt në Budapest më 7 nëntor, në drejtimin e presidentit hungarez Viktor Orban.

https://www.facebook.com/share/v/18gmVgNZTD/?mibextid=wwXIfr

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button