Aktualitet

Datat 15 dhe 16 maj shpallen ditë pushimi për punonjësit e disa institucioneve!

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që datat 15 dhe 16 Maj të shpallen ditë pushimi për punonjësit e disa institucioneve të administratës, për shkak të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që do mbahet në Tiranë.

Institucionet shtetërore që janë pushim e kanë selinë në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë.

Nga vendimi përjashtohen Forcat e Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.

Sipas vendimit, dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025 do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button