Aktualitet
Atentat në Tiranë/ Qëllohet në drejtim të një automjeti, 4 të plagosur

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ku disa persona në makinë kanë qëlluar në drejtim të një mjeti tjetër. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Raportohet se personi i plagosur është ndjekur nga autorët nga rrethrrotullimi i Shkozës. Dyshohet se autorët e atentatit kanë djegur makinën në Lundër.Aktualisht, i plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.