Aktualitet
U rrëzua nga çatia e kishës në Korçë, prifti niset me helikopter drejt spitalit të Traumës

Prifti ortodoks Kristaq Viso, është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij shëndetësore kërkon mjekim më të specializuar në kryeqytet.
Prifti ortodoks mëngjesin e sotëm ka qenë duke ndihmuar në riparimin e çatisë priftin tjetër të Kishës së Shën Triadhës në varret publike të qytetit të Korçës kur papritur ka rënë nga lartësia e kishës në tokë, duke pësuar dëmtime të rënda.
Sipas mjekëve dëmtimet me të rënda 62-vjeçari i ka pësuar në kokë, prandaj mjekët e Korçës kanë vendosur dërgimin e tij drejt spitalit të Traumës.
Prifti Kristaq Viso shërben si klerik në kishën e Shën Thomait në fshatin Çiflig.