AktualitetShëndeti

Sot nis kryerja e testit të shpejtë për Covid-19, 6 qendrat në Tiranë që do të testojnë deri në 70 persona në ditë, rastet referohen nga mjekët e familjes

Nga nesër në Shqipëri, do të nisë praktikimi i testeve të shpejta anti-covid. Mësohet se fillimisht testet e shpejta do të kryhen në gjashtë qendra shëndetësore në kryeqytet. Konkretisht, në qendrat shëndetësore numër 2, 4, 6, 9, Kodër Kamza dhe Qyteti Studenti, duke filluar që nesër, qytetarët mund të paraqiten për të kryer testin e shpejtë.

Sipas udhëzuesit, rastet me simptoma që duhet të kryejnë testin e shpejtë do të referohen nga mjekët e familjes.

TvKlan shkruan se tek pika e ngritur për testin e shpejtë tek qendra shëndetësore nr. 4 do të kryejnë “rapid” test pacientët e qendrës shëndetësore nr.3, 4 dhe 7.. Ndërsa banorët e Paskuqanit, Kamzës, Bathores, Kodrës Kamëz, Bërxullës, Prezës dhe Vorës duhet ta kryejnë tek Qendra Shëndetësore e Kodër Kamzës.

Të 6 qendrat shëndetësore që do të kryejnë testin e shpejtë do të kenë një dhomë të veçantë me logjistikën e duhur si dhe hyrje më vete për pacientët e dyshuar me Covid. Testi i shpejtë do të kryhet nga një infermier dhe një mikrobiolog. Ky test mund të kryhet 5-7 ditët e para të shfaqjes së shenjave klinike. Në rast se një person i dyshuar Covid ka më shumë se 7 ditë, ai do të referohet për tampon. Çdo pikë e testit të shpejtë do të kryejë afro 30 deri 70 të tillë në ditë nga ora 10:00-14:00.

Më datë 8 dhjetor, Komiteti Teknik i Ekspertëve bënë me dije se testet e shpejta kanë mbërritur në Shqipëri, por që nuk do të zëvendësojnë tamponin. Albana Fico tha se testi i shpejtë do të përcaktohet nga ekspertët se kur dhe në cilën fazë do të provohet tek personat që dyshojnë se janë të infektuar. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button