Aktualitet

Prishtinë, Bashkëshortja E Zyrtarit Vritet Me Armë Zjarri Brenda Automjetit, Dyshohet Për Grabitje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, kur një grua është vrarë nga të shtënat me armë zjarri. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se Policia e Kosovës ka marrë informatë rreth orës 20:20, për të shtëna me armë në rrugën “Dalip  Alshiqi” në Prishtinë.

Policia si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mediat në Kosovë shkruajnë se viktima me iniciale Liridona Murseli., e lindur në vitin 1990, është bashkëshortja e Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Dyshimet e para për këtë ngjarje tragjike lidhen me grabitje. Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi se po ndërmerren veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së gruas sonte në Prishtinë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button