AktualitetVora News
Rindërtimi në Vorë po ecën në hapa të sigurt dhe me vëmendjen e duhur
Rindërtimi ka qenë kryefjala e 2 viteve të fundit, çështja më me rëndësi dhe vëmendje.
Vora ishte ndër vendet më të prekura, por që edhe pse mes sfidave arritëm t’ia dalim dhe të merret situata nën kontrroll.
Sot pjesa më e madhe e banesave individuale janë drejt përfundimit, ndërsa përsa i përket Vorës, përveç shembjes ka nisur dhe ndërtimi i pallateve. Puna e palodhshme dhe përkushtimi po japin rezultatet e tyre dita-ditës.
Kryetari dhe administrata kanë qenë dhe janë në shërbimin e qytetarëve çdo ditë për të arritur objektivat e vëna.