Aktualitet

Plagosje në Vlorë, një 17-vjeçare u paraqit në spital në gjendje të rëndë, policia njoftim zyrtar

Një vajzë 17-vjeçare në Vlorë ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë si pasojë e një plage në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur sot pas mesditës, ndërsa e mitura nga Rromsi, u dërgua në spital nga vetë familjarët.

Dyshohet se 17-vjeçarja ka tentuar vetëvrasjen. Policia e Vlorës zyrtarisht njofton se dyshohet që e mitura të jetë vetëplagosur me pistoletë.

“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën të ditur policia.

Pas marrjes së mjekimit në Spitalin e Vlorës, 17-vjeçarja u nis për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button