Aktualitet

Momenti prekës! Ofecerët ngushëllojnë familjarët e Mateos para burgut në Vlorë

Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, kanë protestuar ditën e sotme përpara ambienteve të paraburgimit ku dhe po mbahet i Klodian Çalamani, i cili rrëmbeu, v rau dhe g roposi të miturin më 16 nëntor.

Familjarët kanë tentuar të shqyejnë portën për t’u futur brenda ambienteve por që nuk kanë mundur dot. Më pas para portës janë shtuar forcat e policisë, të cilët janë munduar të ngushëllojnë familjarët.

Ata janë zhvendosur sot para burgut të Vlorës, ku po mbahet i burgosur 38-vjeçari. Siç shihet edhe nga pamjet, me pankarta dhe thirrje me zë të lartë, familjarët tentojnë që të hyjnë në ambientet e burgut, ndërsa ata kërkojnë drejtësi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 nëntor, në fshatin Grecalli të Fierit, ku 38-vjeçari rrëmbeu, vra dhe groposi 8-vjeçarin.  Çalamani i cili është cilësuar si “Monstra e Fierit,  e vrau 8-vjeçarin duke e goditur me kazmë në kokë e më e pas e v arrosi në oborrin e banesës 8 vjeçarin Mateo Vasiu, pamja e fundit e të cilit do të mbetet kjo xhiro me biçikletë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button