Aktualitet

“Na rrahu njëri na bëri peshk”, dhunohet personazhi i njohur i rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babai i tij

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babai i tij janë dhunuar nga një person i paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 të mëngjesit të datës 3 Gusht, në një lokal në rrugën “Bardhyl” në Tiranë.

Genard Hajdini ka qenë së bashku me babain në lokal kur u goditën me grusht në fytyrë nga një person i paidentifikuar.

“Na rrafi njëri na bëri peshk fare, ishte i fortë, i fortë i dheut. Po fajin e kishte dhe çik baba se foli me zë të lartë. Po dhe ai vetë e krujti se i ra babës me grusht të parit”, ka thënë vetë Genard Hajdini në një video të botuar prej tij nga Spitali i Traumës ku mori mjekim në momentet e para.

Pas daljes nga spitali, Genard Hajdini bëri denoncim në polici për ngjarjen.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button