Aktualitet

E diela me stuhi/ Si parashikohet moti gjatë fundjavës dhe fillimi i javës së ardhshme

Moti do të jetë i paqëndrueshme gjatë kësaj fundjave.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për edicionin e lajmeve në Top Channel, meteorologjia e SHMU, Eneida Doçi tregoi parashikimin e motit, ku tha se dita e diel do të ketë edhe stuhi.

“Depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore prej disa ditësh, do na shoqërojnë edhe gjatë fundjavës.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonën lindore, megjithatë nuk do të mungojnë edhe kthjellime të herë pas hershme, kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Gjatë ditës së nesërme, reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal me intensitet të ulët, kryesisht në pjesën e parë të ditës. Gradualisht do të kemi ndërprerje të reshjeve. Situata e paqëndrueshme do të vazhdojë edhe të dielën përgjatë natës, deri në orët e para të mëngjesit.

Të dielën do të kemi reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe në qendër, do të ketë edhe reshje në formë stuhie.

Gjatë ditë së hënë do të kemi paqëndrueshme në pjesën e parë të ditës, ndërsa të martën reshje të herëpashershme me intensitet të ulët”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button