Aktualitet

Kryebashkiaku Arbana tregon sfidën më të madhe politike.

Kryebashkiaku Arbana tregon sfidën më të madhe politike.

Shijaku ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të dëmeve materiale të shumta që pati pas tërmetit. Në një bisedë me kryetarin e bashkisë z. Elton Arbana do të mësojmë më shumë për ecurinë e rindërtimit dhe projektet për të ardhmen.

Si ka ecur rindërtimi në Shijak?

Rindërtimi ka ecur mjaft mirë. Duke marrë parasysh periudhën frenuese të pandemisë dhe së fundmi rritjen e kostos së tullave, hekurave etj, ne kemi vijuar pa e ndërprerë këtë proces. Tani jemi në fazën e fundit të përfundimit të 31 pallateve. Lagja Lugina pothuajse po mbaron. Do të kujdesemi dhe për infrastrukturën e jashtme, asfaltimin e rrugëve, mbjelljen e pemëve.

Po familjet e pastreha po vazhdojnë të marrin bonusin e qerasë?

Ashtu siç kemi premtuar çdo familje e pastrehë nga tërmeti do vazhdojë të marrë bonusin e qerasë deri në momentin kur do të futet në shtëpinë e re.

Cila ka qenë për ju sfida më e madhe politike?

Sfida më e madhe për mua ka qenë menaxhimi i situatës pas tërmetit. Gjithçka mu kthye në forcë për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja erdhi falë mbështetjes së Kryeministrit që ka qenë suporti më i madh për Shijakun.

Si drejtues i një institucioni çfarë konsideroni si të rëndësishme për punonjësit tuaj?

Etika e komunikimit është nga gjërat më të rëndësishme që kërkoj nga punonjësit e administratës, nga i pari te i fundit. Të përqëndrohen të japin maksimumin te puna e tyre, duke bashkëpunuar me njëri tjetrin si një skuadër. Të gjithë duhet të punojmë për këtë, të lëmë gjurmë pozitive me punën tonë.

Cilat janë pritshmëritë e të rinjve nga bashkia e Shijakut?

Bisedat me të rinjtë janë shumë të rëndësishme për mua për të parë këndvështrimin e tyre për çështje të ndryshme. I kemi përfshirë të rinjtë në projekte dhe së shpejti me ndërtimin e Qendrës Multifunksionale do të kenë më shumë hapësira ndërveprimi në jetën kulturore të qytetit.

Pas rindërtimit cila do të jetë sfida e rradhës për bashkinë Shijak?

Sfida jonë e rradhës do të jetë punësimi. Ndërkohë që do të punojmë për të patur një qytet sa më të gjelbëruar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button